Policia e Tiranës ka lënë të lirë Indrit Doklen, Fatjon Muratin dhe Gentian Reçin, tre të rinjtë e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Komisariatit.
Ndalimi i tyre u bë pasi, njëri prej tyre, pikërisht Fatjon Murati, ishte një person në kërkim për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e disa javëve më parë kur u ekzekutuan tre persona, njëri prej të cilëve ishte edhe nipi i Ervis Martianjt, Brilant Martinaj.
Indrit Dokle, ka qenë anëtar i “Bandës së Durrësit”, i cili së bashku me 16 persona të tjerë akuzoheshin për një mori krimesh. Disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.
Ai është liruar dy vite më parë pasi gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit. Kjo me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit. Po ashtu edhe për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.
Pak muaj më parë Hoxha deklaroi se Dumani i ka kërkuar të mbledhë informacione për të eliminuar Indrit Doklen.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/05/dokle.jpg)
Nga ana tjetër Nuredin Dumani ka treguar se kush e ka porositur vrasjen. Në dosjen hetimore thuhet se vrasjen e ka kërkuar Ervis Martinaj. Ky i fundit për ekzekutimin e Dokles ka ofruar 500 mijë euro.
Nga këto para, Dumani pranon se ka marrë 100 mijë në formën e paradhënies. Kujtojmë që Martinaj është shpallur në kërkim nga policia.