-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shoqëron të fortin e Durrësit! Vis Martinaj dha 500 mijë euro për kokën e tij

Kryesoret

Është shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës Indrit Dokle, pasi dyshohet se lëvizte me një person në kërkim.

Indrit Dokle, ka qenë anëtar i “Bandës së Durrësit”, i cili së bashku me 16 persona të tjerë akuzoheshin për një mori krimesh. Disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Ai është liruar dy vite më parë pasi gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Pak muj më parë pasi u arrestua Enrik Hoxha së bashku me Nuredin Dumanin Hoxha deklaroi se Dumani i ka kërkuar të mbledhë informacione për të eliminuar Indrit Doklen.

Nga ana tjetër Nuredin Dumani ka treguar se kush e ka porositur vrasjen. Në dosjen hetimore thuhet se vrasjen e ka kërkuar Ervis Martinaj e për ekzekutimin e Dokles ka ofruar 500 mijë euro. Nga këto para, Dumani pranon se ka marrë 100 mijë në formën e paradhënies. Kujtojmë që Martinaj është shpallur në kërkim nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit