-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Reja feston sot 77-vjetorin e lindjes, bëhet trajneri i dytë më i vjetër në detyrë

Kryesoret

Sot, trajneri ende në detyrë i Kombëtares, Edi Reja, feston 77-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur më 10 tetor 1945 në fshatin Lukiniko në provincën e Goricias, zona e Friulit në Itali.

Është angazhuar si futbollist nga vitet 1963- 1977, ndërkohë, si trajner e ka nisur në kategoritë e ulëta që në 1979- ën dhe deri tani, ku ka drejtuar Napolin, Lacion e Atalantën.

Sot mbush 77 vjeç dhe është trajneri i dytë më i vjetër në detyrë pas Mirkea Luçeskut të Dinamo Kievit, i cili është tre muaj më i madh.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, Reja është shprehur tejet i kënaqur për shortin kualifikues të Euro 2024. Në një intervistë për SuperSport, Reja theksoi se Çekia do të jetë rivali i Shqipërisë në këtë grup:

“Polonia dhe Çekia janë skuadra që i njohim dhe janë të vështira. Është një grup që do ta luajmë me të gjitha, mjafton të jemi mirë dhe mos të kemi dëmtime. Polonia është shumë e vështirë, por Çekia mendoj që do të jetë kundërshtari ynë. Jemi të kënaqur disi sepse kemi evituar Anglinë, Italinë. Kur të mbarojë kontrata do të ulem me presidentin Duka. Ne nuk kemi probleme, do të shohim pasi të mbarojë kontrata.”, përfundoi Edi Reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit