-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociator me Berishën, Bardhi: Do takoj Palokën! Na bashkon halli për Ramën

Kryesoret

Deputeti Gazment Bardhi, i cili është mandatuar nga grupi i PD-së, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj ka folur për herë të parë në media për objektivin e kësaj lëvizje.

Në mbyllje të mbledhjes së grupit, Bardhi tha se do të takojë Edi Palokën për të gjetur një zgjidhje që të dalin të bashkuar në zgjedhjet lokale.

Demokratët duan bashkëpunim të cdo faktori opozitar për të mundur Edi Ramën. Ne kemi për detyrë të japim këtë mundësi. Si do të biem dakord, ju lutem më shumë durim që të mos paragjykojmë. As nuk hyjmë me kushte dhe as nuk pranojmë kushte

Unë shkoj për të biseduar me një koleg të nderuar, po ashtu mendoj edhe zoti Paloka mendoj që….Çdo mbivendosje është tentativë për të bllokuar bashkimin e demokratëve” tha ai.

Bardhi sqaroi se negociatat nuk do të shuajnë divergjencat për kryetarin e PD-së duke e thënë qartë se vazhdojnë të mos e njohin Sali Berishën.

“Çdo cështje tjetër që na ndan brenda grupit, nuk ka ndodhur asgjë për të ndryshuar mendim në këtë raport. Edi Rama ka një kandidat në bashki, edhe opozita duhet të ketë përballë një kandidat që rivalizon kandidatin e Ramës.

Nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie. Nëse e ka shpallur, na e thoni, por unë nuk e kam dëgjuar. Ne nuk do të zgjidhim kush është kryetari i PD-së. Rëndësi ka që demokratët të jenë bashkë” tha ai.

Po negociatat me Ilir Metën a do të ketë? “Unë jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda PD-së, pastaj si do të shtrihet procesi në një front opozitar do të jetë një vendim bashkë me kolegët e tjerë të PD-së.

Do të bisedojmë për të parë cdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale, pa asnjë kusht dhe parakusht. Kemi një hall të përbashkët, si të mundim Ramën në zgjedhjet lokale.

Nuk shkoj të kërkoj diçka dhe zoti Paloka nuk do të vijë të kërkojë diçka të pjesa që përfaqësoj. Do të shikojmë modalitetet s’i të bëhemi bashkë për të mundur Ramën” deklaroi Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit