Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, për sulmet kibernetike nga Irani. Mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe ka zgjatur rreth 2 orë.
Mësohet se në mbledhje munguan dy Ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja.
Të pranishëm në mbledhje ishin: Kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Niko Peleshi, zëvendës ministri i brendshëm dhe ai i Drejtësisë.
Ajo ç’ka u vu re ishte dhe vakti që ndryshe nga paraardhësi i tij Ilir Meta, presidenti Begaj nuk kishte ftuar në mbledhje asnjë përfaqësues të opozitës.









