-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup

Kryesoret

Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka protestuar të hënën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa në disa qytete të Ukrainës.

Drejtuesit e shoqatës që tubon kryesisht shtetas ukrainas të ikur nga Ukraina për shkak të agresionit të Rusisë, thanë se sulmet e ditës së hënë kanë për qëllim frikësimin e popullit të Ukrainës, por, kjo sipas tyre nuk do t’i zmbrapsë nga lufta kundër agresionit rus.

“Me granatimet e ditës së hënë, (presidenti rus, Vladimir) Putini dëshiron të na frikësojë duke bombarduar kapacitetet energjetike për të na lënë në errësirë, pa ngrohje dhe energji elektrike. Por ne nuk dorëzohemi, nuk frikësohemi. Do të qëndrojmë dhe do t’ia dalim. Ata janë terroristë”, ka thënë Oleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut ka dënuar sulmet ruse të 10 tetorit ndaj objektivave civile në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha më 10 tetor se sulmet ruse janë të papranueshme dhe se autorët e tyre duhet të nxirren para drejtësisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit