-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baste në telefon! Arrestohen dy pronarë në Tiranë

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në kuadër të operacionit “Game over”. Të arrestuarit janë pronarë lokalesh që u kapën duke vendosur baste të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Pronarët kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

 Operacioni u finalizua pas sinjalizimit në rrugë operative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit