-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i SHBA-së: Kur serbët të zgjohen shqiptarët e kanë marrë Kosovën

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka bërë një deklaratë të fortë për marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Hill tha se qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, “kur serbët të zgjohen do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën”.

Për ketë arsye ai tha se dy vendet duhet të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre në mënyrë që ashtu sikur se Kosova edhe Serbia të merren me çështje më të rëndësishme.

Hill vlerësoi se vendet perëndimore po kërkojnë nga Serbia dhe Kosova që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë që ata të bisedojnë me njëri-tjetrin për të arritur marrëdhënie normale.

Në pyetjen nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me rastin e territoreve ukrainase që iu aneksuan Rusisë, Hill tha se nuk ka ngjashmëri, pasi Ukraina është në një pozicion tjetër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit