-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vijnë? Kodi “sekret” si e spiunonin vrasësit policinë në Tiranë? Qëlloni

Kryesoret

Javën e kaluar u zbardhën dëshmi tronditëse pas arrestimit të dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, që çuan në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë.

Pasi dështoi të vriste Geron Hasanbelliun, Kevin Zeneli kërkoi me çdo kusht të kryente porosinë e dhënë nga Kasandër Noga.

Fokusi u zhvendos te nipërit e tij. Për vrasjen e secilit prej tyre Kasandri paguante 50 mijë Euro. Por dy vëllezërit kanë treguar si nuk arritën të kryenin vrasjet dhe mënyrën si e gënjyen Kevin, ndërmjetësin e Nogës.

“Kemi ndjekur nipërit ku për secilin do të paguheshin 50 mijë euro. Por ata lëviznin me makina dhe ne ishim në këmbë. Blemë një motor për ta përdorur për punë.

Vajtëm te “Don Bosko”, por nuk arritëm t’i gjejmë. Pasi nuk realizuam gjë, u kthyem në Durrës, i kërkova Kevinit të vinte në Durrës.

I thashë qëllova por me ngeci predha brenda. Kevini tha nuk ka mundësi. Shkuam, pamë armë dhe plumbi i kishte ngecur brenda. Kevini bëri video dhe ia çoi Kasandros” tha ai.

Gentjan dhe Indrit Beqiraj tregojnë edhe kodin që i referoheshin policisë kur komunikonin mes tyre. “Një herë kur prisnim sinjalin të niseshim, pamë që kaluan dy furgonë të FNSH-së, e pyeta Kevin nëse ka ndonjë lëvizje “dajash”? (i referohet policisë)

Ai më tha jo. I gjendur përpara këtij mashtrimi i thash Kevinit, që punën t’ja japë ndonjë tjetri. E provokova Kevin herë pas here dhe pashë që zona te “Don Bosko” ishte herë pas here me policë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit