-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet kibernetike të Iranit, Prokuroria: Të sekuestrohen të dhënat e faqeve online në këto shtete!

Kryesoret

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkur sekutresimin e të dhënave dhe faqeve online në tre shtete. Bëhet fjalë përkatësisht për: Hong-Kongun, Britaninë e Madhe dhe Rusinë. Kjo masë është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë.

Sipas Prokurorisë, hakerat kanë hyrë në faqet e institucioneve të larta shtetërore, mes të cilave edhe të Policisë së Shtetit. Pas përvetësimit të të dhënave, ata kanë publikuar dokumente me informacione sensitive dhe sekrete hetimore.

Prokuroria ka bërë një kërkesë pranë Gjykatës e Tiranës për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës. Ato janë Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Sikurse edhe përmendet në Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.1864, 1865 dhe 1866 datë 06.10.2022:

‘Këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedural të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës. Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim, duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cënojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve.   

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit