-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Treni “Berisha” mbledh vagonët e koalicionit kundër Ramës: Gati protestat

Kryesoret

Selia blu ka zbardhur pjesë nga biseda dhe temat kryesore që diskutoi ish-kryeministri Sali Berisha me aleatët mbrëmjen e djeshme.

Fokusi ka qenë te primaret, zgjedhjet dhe strategjia për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Në takim ishin 16 përfaqësues të partive aleate joparlamentare.

Shqiptarët po presin protesta. Ose do të dalin të protestojnë në bulevarde ose do ikin në malet e Francës.

Shqiptarët mezi po presin protesta edhe për faktin e çmimeve, taksave, padrejtësive e vjedhjeve që u janë bërë“, ishte mesazhi i përfaqësuesve të partive aleate, sipas njoftimit të PD-së.

Kryetari i PD Sali Berisha nuk heq dorë nga primaret, pasi sipas tij janë e vetmja rrugë e së ardhmes së një kombi.

Berisha garantoi krijimin e një fronti të gjerë përballë kauzave, sipas tij të shtypura dhe të dhunuara dhe si zgjidhje kryetari i PD konsideron referendumet duke shkuar te ideja e Ilir Metës si mekanizëm shpëtimtar për vendin.

Duhet të bëjmë një kauzë shumë të madhe bashkërisht. Keni shumë të drejtë për reformën territoriale, por kjo është një gjë në letër sepse Edi Rama nuk pranon asnjë.

Edi Rama kishte bërë një pazar me Lulzim Bashën, më voto vettingun se po të shtoj 4-6 bashki. Dhe tani që Basha nuk ka asgjë në dorë, ju garantoj se nuk e lëviz numrin e bashkive.

Nuk e lëviz dhe e vërteta është se janë disa ndryshime të thella që ne duhet të synojmë për t’i hapur rrugën referendumit, bashkërisht.

Me referendume ne mund të sjellim ato reforma që janë shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe vështirësitë janë shumë të mëdha” tha ai.

Berisha u ka shtrirë dorën të gjithëve, çka i ngjan një koalicioni “tren” që po fton çdo “vagon” që mundet, mik të larguar apo armik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit