Grupi i Partive Popullore Europiane dhe Kristiandemokrate (PPE/DC) mbrëmë në Strasburg anuluan darkën e parashikuar pas akuzave kundër kryeministrit Edi Rama për arrogancë në përgjigjet për përfaqësuesit e shteteve.
Debat kryesor ishte me përfaqësuesen greke, por edhe atë rumun dhe zviceran. Përfaqësuesja greke Nina Kasimati (Syriza) sqaroi arsyen përse e bojkotoi darkën.
Ajo shkruan se Edi Rama kishte një sjellje arrogante duke iu referuar si “zonja greke”, por edhe në përgjigjen për raportin me Erdogan. Në një status në Facebook ajo flet për një sulm verbal ekstrem nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht në seancën e Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së të Majtës Evropiane.
E pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me Turqinë.
Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar” tha ajo.
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Strasburg ku kërkoi në asamble anulimin e raportit të Dick Martyt për trafik organesh në Kosovë gjatë luftës.