-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush po e përdor? Berisha i përgjigjet LIVE Ramës: Turp të kesh, unë jam kosovar

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët si cdo të premte i është përgjigjur LIVE, Edi Ramës, i cili akuzoi lidershipin opozitar për votën në 2011 për rezolutën e Dick Martyt.

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…” shkroi Rama.

Referuar fjalës së Edi Ramës në Këshillin e Europës, Sali Berisha u pyet për akuzat dhe se kush po e përdor Kosovën për kredo politike?

Unë në radhë të parë jam kosovar, nuk mund të akuzohem se po përdor Kosovën. Rama po bën gjithçka për interesa të tij personale.

Kosova ishte në prag të anëtarësimit dhe do të anëtarësohet. Rama kishte disa mënyra shumë mënyrë për të ndikuar pozitivisht.

E para të lobonte në pesë vendet që nuk e kanë njohur. Edi Rama u tha “jua tregoj unë ju që keni humbur busullën morale duke turpëruar Shqipërinë dhe Kosovën.

Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë.

Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë.

Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit