-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushi kërkon dialog me pedagogët për plotësimin e kërkesave

Kryesoret

Prej ditësh pedagoget e universiteteve të ndryshme janë në protestë, pasi kërkojnë t ju plotësohen disa kërkesa, mes tyre edhe rritja e pagës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar ndaj protestës.

Kushi u shpreh se në këtë situatë më e mira është që të ketë dialog për zgjidhjen e kërkesave.

“Dua t’i falënderoj shumë të gjithë pedagogët dhe stafin e universitetit sepse diplomimi juaj sot është edhe meritë e tyre padyshim. Kanë edhe ata kontribut në këtë sukses tuajin.

Dua të përcjell dhe një mesazh për pedagogët, të cilin e kam përsëritur dhe gjatë këtyre ditëve, por dua t’jua përcjell edhe juve sot.

Të ofrosh cilësi në arsimin e lartë është një përgjegjësi dhe detyrim i yni i përbashkët. Nuk është vetëm detyrim i qeverisë, natyrisht është detyrim i qeverisë por jo vetëm i qeverisë.

Është përgjegjësi e jona, e politikëbërësve, e qeverisë, e ministrisë, por është edhe përgjegjësi e menaxhimit të universiteteve.

Po ashtu është edhe përgjegjësi e juaja, e të gjithë pedagogëve dhe e stafit të universiteteve. Shpeshherë gjendemi përballë sfidave të vështira.

Shpeshherë kemi debate me njëri-tjetrin. Shpeshherë kemi mosdakordësi. Duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që kemi në dispozicion.

Ne nga ana jonë do ta bëjmë këtë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë pa u ndalur në asnjë moment.

Do ta bëjmë edhe nga ana financiare, siç e bëmë javën e kaluar, kur miratuam rritjen e pagave të pedagogëve me 15%, nga të cilat 7%” , tha Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit