Një person është arrestuar në Berat pas një sherri që përfundoi me plagosjen e një 40-vjeçari, i cili ndodhet në spital.
“Goditi me mjete të forta një shtetas, në pranga 30-vjeçari. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i shtetasit S.T., 30 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen Goricë.
Për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Berat, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.