Policia e Lezhës ka arrestuar 5 shtetas për vepra penale të ndryshme.
B.K 67 vjeç banues në Fushë Milot, u arrestua pasi iu e fshehur një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje.
Ndërsa A.H 37 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua pasi është konstatuar në aksin rrugor “Thumanë – Lezhë”, duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. 37-vjeçarit i është bërë shenjë ndalimi nga shërbimet e Policisë Rrugore, por nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.
Menjëherë është organizuar puna policore për kapjen e tij, është bërë i mundur ndalimi i tij në Lezhë dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit. Pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, 37-vjeçari ka rezultuar se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu A. A 34 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në aksin rrugor “Laç – Milot”, teksa pasi rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;
Ndërsa L.Ll 44 vjeç, banues në Mirditë, u arrestua në kryqëzimin e Patokut, Kurbin, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur;
A. Rr. 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në Milot, teksa pasi dhe ai rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.