Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, në ditën e 4-të të bojkotit kërkoi protesta dhe mbështetje masive, që universitetet të mos shkojnë drejt greminës. Ai theksoi se nëse situata vazhdon kështu, do ngelemi pa studentë.
“Situata aktuale është që gjendja e universiteteve me këtë lloj financimi të kërkimit shkencor, me këtë lloj nënvlerësimi të këtij sektori nga qeveritë, përfshirë rëndimin e kësaj situatë me qeverinë aktuale, këtu do përfundojë, me universitete që bien gjithnjë e më poshtë. Do ngelemi pa studentë.
‘Kryeministri e ka mundësin pasi ai vendos mbi të gjitha. Mos i merr personale gjëra. Sot gjendja e arsimit të lartë është në pikiatë. Një hemorragji studentësh sepse universitete publike nuk kanë kushte
Hidhi sytë nga universitete mos u merr me biografi. Jam shumë i kënaqur që më ka përmendur më bëri të famshëm dhe më thënë SHIK i ’97. Së pari një herë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues. Deri në 2023 do i përfaqësoj ato që kam mbledhur. Sandër Kovaçin e njohin të gjithë, e kam pasur shkollën 1 orë nuk e kam nxjerr shkollën me 10 nga klasa e 1 deri në 8. Gjithmonë i kam nxjerrë me të gjitha 10. Nuk vij nga rruga. Nuk duhet të tregohem modest se mendon se ka të bëjë me injorantë këtu. Ai do të nxjerrë injorante dhe profesoratin. Kërkova inxhinieri, pro më thanë të shkoj në matematikë. Kam mbaruara Matematike 5 vjeçare mos të shqetësohet se ka të bëjë me një injorant. Asnjë pedagog nuk mund të shantazhet me vetting.’– u shpreh ai.