-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova nuk tërhiqet për targat, SHBA-BE takojnë Vuçiçin: Frikë për destabilizim

Kryesoret

Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë thënë të premten se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Vendet e Quintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Gjermania.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Sipas Presidencës serbe, edhe vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq ndan shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si “mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

Megjithatë, ai ka konsideruar se tensionet janë shkaktuar për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka për obligim zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë, lidhur me kërkesën e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shtyrje dhjetëmuajshe të afatit për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Esbobar ka thënë të mërkurën për televizionin lokal, Kanal 10, se këtë kërkesë për shtyrje e kanë bërë të gjitha vendet e Kuintit – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

“Ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.

Tensionet rreth targave

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit