-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miqësorja me Arabinë Saudite, zbulohet programi stërvitor i Kombëtares shqiptare

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në 26 tetor 2022 në Abu Dabi. Seanca e tyre stërvitore do të fillojë nesër e cila do të zgjasë deri të hënën pasdite. Gjatë kësaj kohe do akomodohen në kompleksin Tropikal në Durrës, ku në përfundim të stërvitjes do të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00 me një pjesë të lojtarëve të ftuar, të cilët kanë përfunduar impenjimet javore me klubet. Po të shtunën do të organizohet edhe një konferencë për median e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë para gazetarëve për rëndësinë dhe objektivin e kësaj miqësoreje. Grupi do të kompletohet deri paraditen e së dielës me skuadrën që do të zhvillojë e plotë seancën stërvitore në ora 16:00.

Sakaq, të hënën përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë një seancë paradite dhe në ora 18:00 do të nisën nga Tirana për në Abu Dabi. Të martën e 25 tetorit ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në “Al Nahyan Stadium” aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën.

Më 27 tetor delegacioni kuqezi do të kthehet për në Shqipëri. Pjesa më e madhe e lojtarëve të përzgjedhur vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit