-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej nga shteti!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në konferencë për mediat ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe miqtë e policit të vrarë të “Shqiponjave”, Enea Mekolli, ditën e djeshme në një operacion policor në Lozhan të Maliqit, sipas Berishës Mekolli është dy herë hero dhe se vrasësi i tij financohej nga fondet e shtetit.

Ndërkohë po sot në Pogradec pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, janë mbajtur homazhet duke i dhënë lumtumirën e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli.

Homazhet për policin e vrarë/ Xhaxhai-Begajt: Bëni detyrën se na keni fundosur!

Fjala e Berishës

Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit.
Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin.
Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor.
Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar.
Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve.
Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit.
Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij.
Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin.
Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse.
U vra në krye të detyrës.
U vra në zbatim të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit