-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takohet me presidentin, Meloni gati të bëhet kryeministre

Kryesoret

Liderja italiane e të djathtës ekstreme, Giorgia Meloni, dhe aleatët e koalicionit kanë takuar presidentin e shtetit, Sergio Mattarella, për të diskutuar pozicionet e kabinetit qeveritar.

Meloni ka bërë gati edhe emrat e qeverisë së saj, me mediat italiane që shkruajnë se listën e ka përpiluar e vetme, e mbyllur në shtëpinë e saj. Mes atyre që spikasin është emri i Salvinit që mund të marrë drejtimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Antonio Tajani i Forza Italia mund të udhëheqë Ministrinë e Jashtme, Giancarlo Giorgetti i Legës mund të ulet në kolltukun e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në atë të Brendshme përflitet Matteo Piantedosi dhe për mbrojtjen qarkullon emri i bashkëthemeluesit të Fratelli d’Italia, Guido Crosetto. Megjithatë lista përfundimtare ende nuk është bërë publike. 

Partia e Melonit një parti nacionale konservatore me rrënjë neofashiste, doli partia më e madhe e Italisë në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 25 shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit