-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim kërkesë gjyqtarëve: Jini të ndershëm dhe zbatoni ligjin

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me gyjqtraët e Apelit të GJKKO-së.

Ajo është shprehur se Shqipëria po bën përparime në drejtësi dhe se çdo gjyqtar e prokuror duhet të bëjë punën e tij me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju,” është shprehur Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit