-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ nuk na duhen. Nuk duhet të ekzistojnë”/ Berisha: Nuk jam homofob, por…

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se është i domosdoshëm rikthimi në vlerat tradicionale. Në një intervistë për RTSH, Berisha u shpreh se termat e rinj “Prindi 1” dhe “Prindi 2” nuk duhet të ekzistojnë.

Megjithatë Berisha tha se nuk është homofob dhe ndihej krenar që miratoi kur ishte në pushtet ligjin për të drejtat e tyre, pasi sipas Berishës, ai ligj respektonte lirinë e individit. Ai shtoi se tashmë shqiptarët kanë një parti që i del për zot interesit kombëtar.

‘E them edhe unë, u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin te vlerat e saj tradicionale e konservatore. Ne po rikthehemi te individi dhe jo tek kryetari. Po rikthehemi te familja. “Prindi 1” dhe “Prindi 2” janë budallallëqe. Unë s’jam homofob, por jam kundër shkatërrimit të familjes. Nuk mund të ketë koncept tjetër të familjes. Për ligjin që kam miratuar për LGBT ndihem shumë mirë sepse kam respektuar lirinë. Shqiptarët shohin interesin kombëtar dhe shohin se kanë një parti që i del zot interesit kombëtar”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit