Kryetari i PD-së, Sali Berisha u kërkoi pedagogëve që të vazhdojnë protestat kundër qeverisë Rama. Ish-kryeministri, tha se kur PD të vijë në pushtet do u jap madje më shumë sesa kërkojnë në listën e ultimatumit për qeverinë Rama.
“Ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën me të gjitha format e saj, që këto krime të mos përsëriten. Shpreh dhe rikonfirmoj mbështetjen e plotë për suksesin e vërtetë të lëvizjes sindikaliste universitare.
Sot pedagogët dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin. Me këtë rast, i garantoj se PD i mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër adresim me përparësi të plotë, madje edhe përmirësime të tjera.
Ftoj të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve, shpirtit, guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat deri në përgjigjen e merituar për regjimin monist të Edi Ramës” tha ai.
Pedagogët vazhdon sot sërish protestën në ditën e gjashtë, java e dytë e nisjes së viti të ri akademik. Pedagogët kërkojnë rritjen e pagës 50%, 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. Por qeveria ua rriti vetëm 7%” tha ai.