-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harvey Weinstein sërish përballë akuzave për përdhunime sulme seksuale

Kryesoret

Harvey Weinstein po përballet me një gjyq të ri për akuzat e shumta mbi përdhunimet dhe sulmet seksuale në Los Angelos ndaj tetë grave.

Deklaratat hapëse të gjyqit  filluan të hënën, ku prokurorët në Los Angelos që thanë se tetë gra do të dëshmonin për krimet e supozuara të Weinstein, me përshkrime grafike, duke përfshirë Jennifer Siebel Newsom, një regjisore dokumentarësh dhe aktore.

Newsom pretendon se Weinstein e përdhunoi atë gjatë një takimi të cilin ajo e mendonte si një takim biznesi në vitin 2005, kur ajo ishte një aktore e re që po përpiqej të ndërtonte karrierën e saj.

 

Avokati mbrojtës i Weinstein, Mark Werksman tha se akuzuesit kishin “shpikur” sulmet.

Weinstein, 70 vjeç, pritet vuajë një dënim 23-vjeçar për krime seksuale në New York, në shkurt të vitit 2020.

Që nga viti 2017, gati 100 gra kanë akuzuar publikisht producentin për dhunë seksuale dhe sjellje të papërshtatshme seksuale gjatë takimeve të viteve 1970.

Këto zbulime nxitën një ndërgjegjësim ndërkombëtar mbi mungesën e pasojave penale ose sociale për burrat e fuqishëm që abuzojnë seksualisht me gratë.

I akuzuari është vetëdeklaruar i pafajshëm përballë akuzave të reja, duke u shprehur se takimet seksuale me gratë ishin konsensuale.

Prokurori Paul Thompson tha se juria do të dëgjonte dëshminë e një mjeku që punon me viktimat e dhunës seksuale dhe sjelljet që ato shfaqin pas përdhunimit.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit