-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri turk i financave mbron lidhjet ekonomike me Rusinë

Kryesoret

Ministri i Financave të Turqisë, Nuredin Nebati, ka mbrojtur lidhjet ekonomike të Ankarasë me Risinë edhe pse qeveritë perëndimore ngrenë shqetësime se vendi po shërben si një derë e pasme për Moskën për t’iu shmangur sanksioneve.

Zyrtarët e SHBA-ve dhe BE-së janë të shqetësuar se Turqia, një anëtare e NATO-s që ndan një kufi të Detit të Zi me Rusinë dhe Ukrainën, po lehtëson presionet financiare ndaj Moskës duke mos marrë pjesë në sanksionet perëndimore.

Nebati këmbënguli se lidhjet ekonomike midis dy vendeve ishin “ligjore”

Ai tha se Turqia është një vend që vepron me shumë kujdes në sistemin financiar ndërkombëtar. Nuk është një vend që sillet në mënyra që do të shkaktojnë shkelje të sistemit financiar ndërkombëtare.

 

Ekonomia e Turqisë, e cila mbështetet në flukset hyrëse të kapitalit të huaj, është nën presion të madh nga çmimet e larta të mallrave, rritja e dollarit amerikan dhe politikat monetare dhe fiskale që kanë bërë që investitorët tradicionalë të largohen.

Nebati tha se ai besonte se të ardhurat e pallogaritura nga turizmi, të cilat kanë shqetësuar qeveritë perëndimore, janë një komponent kyç.

Disa vijnë nga rusët, shumë prej të cilave përdorën para cash, sepse nuk ishin në gjendje të përdornin sistemin financiar për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Rusët ishin grupi i dytë më i madh i vizitorëve të huaj të Turqisë këtë vit.

Ministri i Financave përmendi faktin se Turqia ishte “e rrethuar nga lufta” në Rusi, Ukrainë,

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit