-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I riu vdiq në duart e policit 21-vjeç! Prokuroria merr në pyetje komisariatin dhe mjekët

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës po heton policët për veprime arbitrare dhe mjekët për mosdhënie ndihme.

17 efektivë janë thirrur për t’u marrë në pyetje për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti bashkë me mjekët e spitalit të Traumës. Në pyetje do të merren edhe punonjësit e turnit të sallës operative.

Grupi i hetimit ka dërguar një kërkesë në urgjencën e spitalit për administrimin e pamjeve filmike brenda dhe jashtë me qëllim verifikimin e kohës kur ka mbërritur trupi i të riut aty dhe veprimet që janë kryer me të.

Në mbrëmjen e 19 Tetorit i riu ndërroi jetë në duart e një efektivi policie 21-vjeç të cilit i ra të fikët duke humbur ndjenjat nga tronditja e madhe që pësoi.

Akuzat kundër policisë kanë qenë të shumta, por mjekësia ligjore paraprakisht deklaroi se iu gjet një dozë kokaine në stomak, që dyshohet se Kurti e kapërdiu për ta fshehur nga efektivët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit