Një organizatë jo qeveritare me emrin “Gratë në të Zeza” ka bërë protestë në Beograd, e mbështetur edhe nga disa OJQ-të tjera, duke i bërë thirrje qeverisë së Serbisë që ta kuptojnë realitetin se Kosova është shet dhe t’i lënë të qetë kosovarët që ta zhvillojnë jetën në shtetin e tyre.
Organizatat kanë apeluar tek serbët që të ndikojë në pushtetin aktual në Serbi, në mënyrë që të braktisë politikën vetëvrasëse që “nuk merr parasysh se qytetarët të Kosovës nuk duan t’i nënshtrohen sovranitetit të shtetit në emër të të cilit janë vrarë”.
Në apel, nga autoritetet në Serbi kërkohet që të ndalojnë së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Gjithashtu, u është bërë thirrje “institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile në Kosovë që të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha format e diskriminimit në bazë etnike, fetare, kulturore, politike, gjinore dhe çdo përkatësie tjetër”.
“Realiteti i Kosovës është krejtësisht jashtë hapit me shpalljet e sovranitetit të Serbisë mbi atë territor, e cila me vullnetin e shumicës absolute e konsideron veten Republikë sovrane të Kosovës dhe pavarësia e së cilës është njohur nga shumica e vendeve demokratike në botës”, thekson apeli.