-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të shporrim Rilindjen”, Blushi bën thirrje: Të gjithë në protestën madhështore më 12 nëntor

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të statusi në Facebokk, u ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së thirrur me 12 nëntor.

Ai shkruan se asnjë tregues nuk njeh përmirësim në Shqipëri, por vetëm rënie të vazhdueshme,

Sipas Blushti gjendja e vendit është shumë e rëndë ndaj dhe shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për shporrjen e sektit kriminal dhe të korruptuar të “Rilindjes”.

Postimi i plotë: 

Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme. “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2022”, përgatitur nga Ëorld Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reaguar kundër korrupsionit në rritje, për të kërkuar më shumë rend, siguri, drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka nivelin e hajdutërisë së Qeverisë më të lartë në kontinent. Nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie duke u renditur në vendin e 87 mes 140 vendeve, tre pozicione më poshtë nga viti i kaluar kur ndodhej në të 84-tin.

Asnjë tregues nuk njeh përmirësim në Shqipëri, por vetëm rënie të vazhdueshme, duke konfirmuar perceptimin e përgjithshëm qytetar dhe denoncimet e opozitës që bëjnë me përgjegjësi Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij për këtë situatë.

Gjendja është shumë e rëndë ndaj dhe shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për shporrjen e sektit kriminal dhe të korruptuar të “Rilindjes”. Të gjithë në protestën madhështore në 12 Nëntor!.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit