-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga nesër do të hyjnë në fuqi targat e reja në Kosovë, SHBA dhe Evropa të zhgënjyer nga vendimi

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka propozuar masat e reja për targat. Nga nesër më 1 nëntor masat e reja do të hyjnë në fuqi.

Bëhet fjalë për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.

Pas kësaj faze, për dy muaj të tjerë (21 janar deri më 21 prill) do të ketë targa provuese deri në prill kur nuk do të lejohen të qarkullojnë targa të tjera përveç atyre RKS.

Menjëherë pas vendimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të zhgënjyera dhe shqetësuara “që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë” për ta shtyrë vendimin për 10 muaj.

Pas SHBA-së edhe Bashkimi Evropian është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin e fundit për çështjen e targave ilegale.

Nabila Massrali, zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Sigurinë në Komisionin Evropian, ka deklaruar se “është zhgënjyese” që nuk janë përfillur këshillat e “partnerëve më të afërt të Kosovës” rreth kësaj çështjeje.

“Marrëveshja përkatëse e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit (të targave), i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur”, ka thënë Massrali në një reagim publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit