Rusia dhe Ukraina pritet të këmbejnë të burgosur lufte gjatë ditës së sotme.
Në një postim në Telegram, Denis Pushilin, i cili është administratori aktual i pjesëve të Donetskut të kontrolluara nga Rusia, tha se të dy vendet do të dorëzojnë 107 të burgosur secila.
“Sot po kthejmë 107 luftëtarë tanë nga birucat e Ukrainës. Nga numri i përgjithshëm i të liruarve, 65 ishin nga Donetsk dhe Luhansk. Së shpejti ata do të mund të përqafojnë të dashurit e tyre”, tha ai.
Të dy vendet kanë përfunduar disa shkëmbime të burgosurish që nga fillimi i luftës