-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u zhduk këngëtari i njohur, e futi në kurth e dashura? Këta janë të fortët

Kryesoret

Renato Hamzai, 21 vjeç, rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014 dhe pavarësisht kërkimeve, prej atëherë nuk dihej asgjë për fatin e tij. Policia ka zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit, e cila dyshohet se i përket të riut që u zhduk në rrethana misterioze dhe që dyshohet të jetë vrarë nga grupe kriminale që veprojnë në qytetin e Elbasanit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për dosjen që ka mbetur e pazbardhur prej disa vitesh.

Ku është Reni im? Nëna e këngëtarit lot, lutje dhe mallkime: E nxori në pritë e dashura

Eshtrat e kufomës pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes. Duke u nisur nga indicet e reja, hetuesit pritet të marrin kampionet e ADN-së nga mbetjet kockore për të vërtetuar nëse eshtrat janë të këngëtarit Renato Hamza, ose siç quhet ndryshe Reni i Elbasanit. Hamza humbi kontaktet me familjen në vitin 2014 dhe që prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë prej tij. Këngëtari i muzikës tallava, i njohur me emrin Reni, ishte 21 vjeç kur humbi të gjitha kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij. Sipas nënës së këngëtarit, ai mësohet të ketë marrë një telefonatë nga disa persona që u paraqitën si pronarë të një lokali.

SI U ZHDUK KËNGËTARI

Prej 29 qershorit, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit. Prej asaj dite, i riu i komunitetit egjiptian, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbasanit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij. Ishte një telefonatë misterioze që e nxori nga shtëpia për të mos u kthye më banesën ku jetonte me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.

Familja hodhi gishtin fillimisht drejt ish-të dashurës së këngëtarit që punonte në lokalet e natës. Për këtë arsye, Policia shoqëroi vajzën dhe nënën e saj, por as prej tyre nuk rezultoi të kishte ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e krimit. Autoritetet kanë shoqëruar sot ish-të dashurën e këngëtarit, vajzën me iniciale D.D, e cila ka deklaruar në Ppolici se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Renatos. Ngjarja nis vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit.

ÇFARË DEKLARONIN FAMILJARËT

Daja i 21-vjeçarit do të deklaronte për pak ditë pas zhdukjes së të riut dje nipi i tij ishte rrëmbyer dhe gishtin e drejtonte tek ish-dashura, 5 vite më e madhe, e cila kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me Renaton kur ai ishte 17-vjeç. “Në moshën 17- vjeçare fatkeqësisht Reni u njoh me një vajzë, që ishte nuse në lagjen tonë. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai. Ai nisi të këndonte nëpër dasma dhe më vonë mësuam se të gjitha paratë që fitonte, ia hante kjo vajzë, e cila më pas u nda nga burri për çështje nderi. Edhe kur u nda, ajo vazhdonte të takohej me nipin tim. Edhe pse iku në Tiranë, aty ku banonin prindërit e saj, ata takoheshin dhe Reni gjithçka që fitonte, e shpenzonte me të”, deklaronte ai për “Panorama”.

Akuzat e nënës së 21-vjeçarit ndaj Policisë: Nuk u mor parasysh asnjë provë

Nëna e Renato Hamzës, këngëtari i cili rezulton i zhdukur prej shumë vitesh, ka folur për mediat pas rihapjes së hetimeve për djalin e saj, thotë se prej 9 vitesh endet nëpër institucione për të kërkuar informacion mbi eshtrat e të birit, por sipas saj, nuk ka gjetur asnjë mbështetje.

Nëna thotë se ka pasur edhe presione nga autoritetet, teksa hedh akuza të forta për Policinë se ka marrë para për të mbyllur çështjen ndaj djalit të saj. Nëna e Renatos shprehet se ditën e fundit, kanë qenë tre persona të cilët e kanë marrë djalin dhe i kanë premtuar punë, por ai nuk është kthyer më. Sipas saj, Policia i ndaloi dy prej këtyre personave për disa orë, por më pas u lanë të lirë. “Unë kam vite që e pres këtë lajm. Kam 9 vite. Sot e pashë në media, zhvarrimin e kufomës së Librazhdit dhe thanë që është e Renit, ADN-ja e kësaj kufome. T’i dimë një varr ku është, t’i çojmë një tufë me lule. Kam 9 vite që sfilitem nëpër dyert e institucioneve në Polici dhe Prokurori. Policia e Elbasanit nuk ka bërë asgjë, edhe pse e kanë marrë vesh, nuk më kanë ardhur në shtëpi të më thonë që është bërë zhvarrimi i kufomës.

Mund të merret ADN-ja. As në Prokurori as në Polici, as te krimet e rënda nuk kam marrë asnjë shenjë. Vetëm nga mediat. Çfarë kam bërë publike në media. Them se ai është i Renatos. Pas telefonatave që na vinin, thoshin që Renin e keni drejt rrugës së Pogradecit. Policia nuk tregon as kufomën, as sendet e djalit, çfarë kishte aty. Djali kishte rrip pantallonash, kishte orë, byzylyk, kishte kartën e identitetit, kishte telefonin. Nuk na tregoi Policia asgjë. E çuan kufomën në ekspertizë direkt. Edhe aty shkuam dy herë dhe nuk na dhënë asnjë shenjë jete për djalin. Nuk është e Renatos na thanë, e varrosën në Librazhd atë kufomën.

Pa e ditur që ai mund të jetë djali im”, tha ajo. Ajo hodhi akuza edhe ndaj shefit të Krimeve në Elbasan. “Shefi i Krimeve që mori dosjen e djalit tim, Petrit Bushati, le që dëshmitarët nuk i pranoi, kamerat nuk i hapi, telefonatat dhe tabulatet nuk pa, madje më bënte presion, si mua dhe vëllait tim. Indrit Shaqen e futi brenda, na tregoi “ja ky është Indriti, ky nuk ka bërë gjë” dhe e lëshoi brenda 24 orëve. Edhe Redonën e mori e lëshoi pastaj. Policia e Elbasanit janë të gjithë të korruptuar, kanë marrë lekë të madh për pezullimin e çështjes së djalit tim. Që nga ekspertiza, te Krimet e Rënda dhe Policia e Elbasanit”, tha më tej.

U akuzuan nga nëna si autor të rrëmbimit, kush janë dy të dënuarit

Pak vite pas ngjarjes së rëndë, nëna e të riut denoncoi me emra personat që sipas saj, kishin rrëmbyer dhe zhdukur të riun 21-vjeçar. “Djalin tim e ka rrëmbyer Indrit Shaqja dhe Denis Xhija. Unë nuk e dija kush ishte ky tjetri Denis Xhija. Ndërsa shefi i Krimeve asnjëherë nuk na dha asnjë detaj për ngjarjen. E mori kriminelin Denis Xhijën e futi brenda dhe e nxori për 24 orë. Këta kanë bërë vrasje. Janë vrasës me pagesë, i kam parë në televizor. Unë nuk kisha se nga t’i njihja.

Pas kësaj ngjarjeje Denisi vrau dy të moshuara”, deklaronte Silvana Hamza. Po kush janë dy personat e akuzuar nga nëna e “Renit të Elbasanit”? Deniz Xhija, aktualisht rezulton i arrestuar në Kolumbi, ndërsa ishte në listën e personave të shumëkërkuar. Xhija ka edhe dy identitete të tjera, përkatësisht Deniz Klironomi dhe Deniz Floroiu. Në Shqipëria ai kërkohet dhe akuzohet për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, vepër penale për të cilën është dënuar me 6.6 vite burgim. Deniz Xhija sipas mediave kolumbiane konsiderohet një nga tregtarët më famëkeq të drogës dhe nga më të kërkuarit në Europë. Autoritetet kolumbiane e kërkonin prej 2 vitesh, por nuk kanë mundur ta kapnin pasi 45-vjeçari nga Shijaku ndërronte vazhdimisht banesën.

I akuzuari tjetër nga nëna e këngëtarit është Indrit Shaqja, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elsa dhe Gjenovefa Vava, përkatësisht 72 dhe 77 vjeç. Dy motrat u vranë në mënyrë barbare nga një grup që synonin t’u vidhnin paratë në banesë e ndihmuar edhe nga nipi i tyre. Shaqja me origjinë nga Shijaku rezulton të jetë ai autori i vrasjes makabre më 1 shtator të vitit 2014, pak muaj pas zhdukjes së Renatos në Elbasan. Në dosjen e prokurorisë së Durrësit bëhet me dije se tre autorët e një prej ngjarjeve më të rënda në këtë qytet kanë grabitur në shtëpinë dykatëshe ku jetonin dy kunatat e moshuara një qese me 20 monedha floriri, 2 milionë lekë të vjetra si dhe varëse floriri dhe orë. Të gjitha këto me vlerën e mbi 10 milionë lekëve të vjetra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit