Mediat kosovare kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Sipas mediave në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët.
Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çfarë i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.
Nuk dihet ende nëse e moshuara është dhunuar sistematikisht, por prokuroria kërkoi që të merren në pyetje të gjithë anëtarët e kësaj qëndre.
Gjatë ditës vizitat e familjarëve, u shtuan e ato të insitucioneve vazhduan, për të marrë informacione shtesë për rastin e ndodhur.