Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly ka thënë se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin Edi Rama. Kjo bisedë erdhi si pasojë e pretendimeve të të Sekretares së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që tentojnë të emigrojnë drejt Britanisë ilegalisht.
“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshëm, që është një numër shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve.
Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë nga të dyja palët.
Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një një bisedë të sinqertë”, është shprehur ai.
Rama akuzoi me zemërim Braverman për “diskriminim” ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shpërqendruar nga dështimet e politikës së saj pasi ajo e ngriti çështjen në Commons në fillim të kësaj jave, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po vuante një “pushtim”.
Ndërkohë më herët, Downing Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”./ The indepedent