Andi Kokaj është arrestuar gushin e vitit të kaluar nga autoritet britanike pasi u kap brenda një fabrike kanabisi.
Fillimisht ai u dënua me 3 vite burg si pjesë e një bande me bazë në Londër, e cila në bashkëpunim me ish-pronaren e bujtinave Harrogate, Yoko Banks, ngriti 3 fabrika fitimprurëse të kanabisit.
Por në seancën e radhës dëgjimore, gjykata vendosi që 23-vjeçari do të paguante një tarifë nominale prej 1 £ pasi prokuroria tha se ai nuk kishte një rol të rëndësishëm në organizatë.
Banda fitoi rreth 345,000 £ nga komploti i drogës, por shqiptari paguhej vetëm 80 paund në ditë.