-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasjet në Veri/ Deputetja e VV, Kryeziu flet në ‘5 Pyetjet’: Serbët të rikthehen në pozicionet e tyre të punës!

Kryesoret

Ndërkohë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, e ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, u shpreh se Albin Kurti për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, ka bërë thirrje palëve politike që të takohen, por sipas saj, i pari që ka refuzuar ftesën ka qenë kryetari i PDK-së.

Sipas Kryeziut, qeveritë kanë rënë pasi nuk është gjendur guximi dhe vullneti për ta çuar këtë vendim përpara. Ndërkohë, e pyetur nëse VV e pranon apo jo projektin franko – gjerman, deputetja kosovare u shpreh se, për aq kohë sa ky projekt nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk mund të merret për bazë.

Përplasjet në veri të Kosovës, Nurellari për ‘5 Pyetjet’: Orkestrim i Vuçiç, të veprohet me maturi!

Ajo u bëri thirrje ndërkohë të gjithë qytetarëve serb që të rikthehen në vendet e tyre të punës që kanë lënë bosh dhe të mos bien pre e presioneve nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiç.

‘U tha si ka vepruar VV në të kaluarën dhe si pasojë e asaj që është sjellë në të kaluarën, opozita e sotme po sillet në mënyrë konstruktive. Më lejoni tua rikujtoj ftesën e Albin Kurtit dhe ishte kryetari i PDK që refuzoi ftesën i pari. Unë mendoj që qeveritë kanë rënë që nuk ka pasur guxim dhe vullnet për ta çuar këtë vendim përpara.’

A e pranoni projektin franko – gjerman. Si do tejkalohet kjo krizë e krijuar nga braktisja e serbëve nga të gjitha institucionet?

‘Ne nuk mund të diskutojmë për një plan që zyrtarisht nuk është dorëzuar në Kuvend. Ne nuk kemi një dokument zyrtar. Mund të citoj deklaratën e Kurtit që thotë se ekziston një plan i tillë. Sipas tij ka vërejtjet e veta. Por, është pranuar që të diskutohet në vazhdimësi. Por ajo që kam unë dijeni është që Serbia e ka refuzuar këtë plan. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve serb që të kthehen në pozicionet e tyre të punës në Republikën e Kosovës. Por pavarësisht mungesave, institucionet tona kanë vijuar punën.’

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit