Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dal nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë ai dhe pasagjerja, rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.