-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet Kosovë-Serbi, reagon Rusia: Fajin e ka perëndimi

Kryesoret

Nuk kishte si të mungonte Moska në rrjedhën e situatës së ditëve të fundit, me përshkallëzimin e ngjarjeve në veri të Kosovës, pas tërheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet e Prishtinës.

Ka qenë zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ajo e cila ka reaguar për situatën, duke hedhur akuza direkte ndaj Perëndimit, si nxitës të konfliktit.

Kjo, në të njëjtën kohë kur partnerët amerikanë dhe evropianë, kanë qenë zëshëm në një retorikë kundër përshkallëzimit të konfliktit në veri, duke luajtur edhe rolin e ndërmjetësit me këshillat e rekomandimet për të dyja palët, në mënyrë që situata të mos shkojë në përshkallëzim.

“Jemi të alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Kosovë, ku të ashtuquajturat “autoritete” të Prishtinës e kanë përshkallëzuar lirisht konfliktin”, pretendon Zakharova.

Nga ana tjetër, implikimet e Kremlinit në çështjet e Kosovës dhe Serbisë, me qëllim destabilizimin e rajonit, janë të njohura prej kohësh dhe të thirrura si flagrante nga partnerët perëndimorë.

Duke i etiketuar Brukselin dhe Washington-in si “padronë” të Prishtinës, Zakharova ka kërkuar t’i jepet fund provokimeve, të cilat sipas saj, vijnë nga “shqiptarët radikalë të Kosovës”, të shtyrë nga Perëndimi.

Kjo, edhe pse të larguar nga institucionet janë anëtarët e Listës Serbe dhe në qytetet veriore, janë serbët ata të cilët kanë krijuar trazira me protesta e demonstrata.

Ndërtimi i ngjarjes

“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe Policia.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi Rakiç pas takimit.

Në anën tjetër zyrtarë të Policisë së Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet kanë larguar nga trupi i tyre uniformat e Policisë së Kosovës.

Masa ‘paraprake’

Në Veri të Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinjë, është shtuar numri i pjesëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Kjo, pas tërheqjes së “Listës Serbe” nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Policë të EULEX-it nga kontingjenti polak janë duke qëndruar në Jarinje dhe po monitorojnë situatën nga afër.

Gjithashtu, në mes të Jarinjës dhe Mitrovicës së Veriut, edhe ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) janë të stacionuar pranë rrugës kryesore.

Aktualisht, situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit