-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç! Në 12 Nëntor revoltë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se pas projektit të portit të Durrësit qëndron afera Rama-Vuçiç. Kryetari i PD-së, tha se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar në datë 12 Nëntor në protestën që opozita ka njoftuar në Tiranë përballë kryeministrisë.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit.

Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi” tha ai.

Rama fut me urgjencë ligjin për Portin e Durrësit, PD: Po “gatuhet” afera e madhe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit