Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të mërkurë për të diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2023. Parimisht projektbuxheti është miratuar nga deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Opozita ka kundërshtimet e saj për projektbuxhetin dhe e ka konsideruar buxhet elektoral rritjen e fondeve të bashkive për vitin 2023, vit ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se buxheti i vitit 2023 do të jetë dyfish më i madh se i vitit 2013. Sipas tij, ky është tregues pozitiv i punës së qeverisë.