-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç dekoron policin që u shkarkua në veri të Kosovës

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot do ta presë kapitenin Nenad Gjuriç, i cili ishte drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe kapitenin Aleksandar Filipoviq, ish shef i Drejtorisë Rajonale, shkruan në faqen e presidencës serbe, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se Vuçiq do t’i dhurojë Gjuriqit “Urdhrin e Meritës” të Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, i cili jepet për kryerjen mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa kapitenin Filipoviq e nderon me Medaljen e Artë për Guxim “Milosh Obiliq”, e cila ndahet për veprime në të cilat doli në pah guximi personal.

Gjuriq është suspenduar nga posti i tij javën e kaluar, me vendim të Qeverisë së Kosovës për shkak të sabotimit dhe thirrjes për rezistencë, dhe për shkak të deklaratës se policia në veri të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për t’i paralajmëruar serbët të cilët nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre në targa RKS.

Pezullimi i Gjuriqit kulmoi me pakënaqësitë e serbëve në Kosovë, pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për ta ndryshuar vendimin rreth ri-regjistrimit të automjeteve me targa RKS, pas së cilit serbët nga veriu vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit