-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Endrit Shabani: Kjo klasë politike e ka zhytur vendin në mjerim, do të refuzohet!

Kryesoret

Kryetari i Nismës Thurje tha se do të shkojnë në këto zgjedhje për t’iu afruar një alternativë qytetarëve. Shabani nuk i kurseu kritikat kundrejt kryetarit aktual të bashkisë ku tha bashkia nuk niset për t’iu shërbyer qytetarëve por për t’u shërbyer një grushti oligarkësh.

‘Nisma Thurje do jetë në këto zgjedhje për tu ofruar qytetarëve të Tiranës një alternativë.  A po i shërbeni qeverisë. Nëse alternativat nuk do të ishin në zgjedhje po. Por votuesi krijon zgjedhjen e vet. Ai që do votojë për NismënThurje është një njeri që nuk gjen një alternativë. Që mos të përsëritet gabimi i 2019 mos të marrësh pjesë në zgjedhje. Qytetarët e Tiranës dinë të bëjnë llogaritë e tyre. Sot nuk shoh as Dajtin dhe as diellin, janë ndërtuar disa kulla që nuk janë në planet për qytetin.

Endrit Shabani në ‘5 Pyetjet’: Qeveria të punojë për qytetarët, jo për oligarkët me të cilët vjen në pushtet!

Sot në shtëpinë time nuk futet dot as ambulanca as zjarrfikësja. Nuk parkoj dot në shtëpinë time, pais është një mundësi potenciale për sherr. Ka një mbingarkim të sistemit energjetik. Kryetari i bashkisë më ka marrë vlerën e pronës. Këta njerëzish ikin për shkak të kësaj klase politike. Këta premtojnë ende 24 orë ujë. Asnjë nga këta nuk e ka zgjidhur problemin e ujin, kanë gjetur ujin në mars e nuk po gjejnë ujë. Kemi një klasë që kanë 17 banjo në shtëpinë e vet por s’kanë një banjë publike në Tiranë.

Këtu ka njerëz që nuk ngopin barkun me bukë, po flas me shifrat. Këta as nuk e dine se cila është situata, sepse jetojnë në të njëjtin resort. Ky popull po varfërohet dita e ditës. Kemi 4500 dollarë borxh për çdo bebe që lind. Jam kundër mentaliteti gjobvënës. Një vendparkimi bashkia nxjerr 4000-10000 lekë. Bashkia nuk niset për tu shërbyer qytetarëve, por për tu ngritur rrjetën. Ka çuar dy satelitë në hapësirë dhe nuk çon një furgon në periferi të Tiranës për të dërguar fëmijët në shkollë.

Qeveria i ka dhënë 20 mln euro popullit 30 mln euro ndërtuesve që janë oligarkë. U jep ndihmë ekonomike disa oligarkëve vendet me të mëdha të punës sot në Shqipëri i ofron biznesi i vogël. Janë ndihmuar oligarkët e betonit. Secili nga ata del me 20 mln euro fitim. Të bëjë një shpërndarje të mirë të taksave. Të ndihmojë qytetarët. Qeveria duhet të ndihmojë familjen. Në këtë pikë kemi një qeveria që punon për një grup të vogël njerëzish.’– tha Shabani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit