-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cila është gjëja me e rëndë që ka bërë Veliaj në krye të Bashkisë/ Alimehmeti: Mungesa e transparencës!

Kryesoret

I pyetur se cili ka qenë vendimi më i dëmshëm që Erion Veliaj ka marrë në krye të Bashkisë së Tiranës, Ilir Alimehmeti u shpreh se problemi më i madh është transparenca. Sipas tij, Veliaj ka treguar një mungesë të theksuar transparence, pasi ai nuk i përgjigjet askujt, madje paguan edhe gjobat për mos kthimet e përgjigjeve ndaj organeve përkatëse, sepse tek e fundit edhe gjobat i paguan me paratë tona.

Alimehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’: Protesta i arriti pritshmëritë, ishte e të gjithë qytetarëve!

A mendoni se ka pasur ndonjë arritje Veliaj dhe cilin do të konsideroni ju vendimin e tij më të dëmshëm të tij në Tiranë?

Gjëja më e dëmshme që ka bërë Veliaj mendoj se është mungesa e transparencës absolute në gjithçka. Pse nuk bën transparencë? Sepse ka gjëra për të fshehur. Provoni ti çoni një kërkesë ku i kërkoni informacion për këtë gjë. Nuk e bën, madje paguan edhe gjobën për mos kthim përgjigjeje, sepse nuk i intereson, pasi e paguan me paratë tona. Këtu e ka të kapur situatën, të abuzuar. Në të gjitha aspektet bashkë dhe është vështirë të thuash se kush është më e rëndë se tjetra.

Sa ju penalizon opozita jo plotësisht e bashkuar? Alimehmeti: Puna jonë ka filluar. Kemi disa muaj kohë për të punuar!

Ndërkohë, i pyetur se cili do të ishte vendimi i parë i tij nëse fitonte përballë Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Alimehmeti tha se kryesorja do të ishte kontrolli i gjithçkaje që është bërë deri më tani nga kryebashkiaku.

‘Ka gjëra shumë të thjeshta që bëhen. Së pari kontrolli i gjithçkaje që është bërë. Thirrja e organeve zyrtare. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Të vijnë KLSH, auditi të shohin se çka ndodhur dhe në rast se gjejnë diçka ta çojnë të organet përkatëse. Kjo nuk kushton asgjë, por ka një vlerë madhore. Kjo është transparence.’, tha Alimehmeti.

Endrit Shabani në ‘5 Pyetjet’: Qeveria të punojë për qytetarët, jo për oligarkët me të cilët vjen në pushtet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit