Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar pasi ju gjetën në makinë 400 doza kokaine
Sipas mediave italiane 24-vjeçari shqiptar është ndaluar në makinën e tij në zonën e San Cesareos në Itali.
Më pas në shtëpi iu gjetën edhe materiale paketimi dhe lista të klientëve për të dorëzuar drogën.
I gjithë materiali u sekuestrua dhe djali u arrestua në paraburgim për shitje droge dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’, siç u vendos nga Gjykata e Tivolit pas vërtetimit të arrestit me gjykim të drejtpërdrejtë.