Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja Belinda Balluku ka mbrojtur marrëveshjen për portin e Durrësit.
Zv/ kryeministrja e mbrojti projektin dhe në pjesën më të madhe të fjalës së saj i kërkoi opozitës që të mos sulmojnë investitorin arab, Alabar.
Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kishte një pyetje konkrete për Ballukun. “Si e zgjodhët këtë Alabarin? Si i ra rruga këtej këtij?
Ju e pozicionuat veten si mbrojtëse e investitorit privat, të Alabarit, në fakt ju do të duhet të mbronit interesin e shqiptarëve.
Meqë ju keni zgjedhur të jeni mbrojtëse krenare e Alabarit, opozita do të mbrojë interesin e shqiptarëve” tha ai, duke ironizuar edhe akuzën e Ballukut për dhunim psikologjik të stafit dje.
“Ju lutem mos më dhunoni në fjalën tim. Askush nga bashkëpunëtorët tuaj nuk është dhunuar”.
LIVE-Debati për portin! Balluku bën rolin e viktimës: PD dhunoi psikologjikisht teknikët