-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet vrasësi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”?

Kryesoret

Paraditen e sotme në media u raportua se policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Briken Sanajt te zona e “Kodrës së Diellit”, e njohur për rezidencat e politikanëve dhe biznesmenëve. Ngjarja ndodhi në 30 Tetor. Autori dyshohet se është larguar në drejtim të Belgjikës duke u arratisur.

Por policia e mohon lajmin. “Në lidhje me një lajm të publikuar, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, dhe se janë identifikuar autorët e saj, sqarojmë opinionin publik se:

Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht punën hetimore dhe policore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve” mbyllet njoftimi.

Si ndodhi vrasja?

39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij dyshohet se është vrarë për hakmarrje, pasi 10 vite më parë i vëllai kishte plagosur një person në Lezhë. Ai kishte 14 ditë që ishte kthyer nga Italia për dasmën e shokut të ngushtë në Lezhë.

Nuk qëndronte në Lezhë por në Tiranë duke hyrë dhe dalë te rezidenca në “Kodrën e Diellit” me emrin e shokut. Pasi mbaroi dasma në Lezhë u kthye bashkë me shokun në Tiranë. Shoku, pra dhëndri me nusen u ngjitën të parët lart.

Më pas Sanaj ngjiti familjen dhe u nis për te një lokal në zonë. Por autorët, që dyshohet se ishin dy, e pritën duke e ekzekutuar më pas u larguan dhe dogjën makinën në Kashar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit