“Redon Skutera më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin Adriatik Docin, duke i shkaktuar dëmtime fizike,” ka njoftuar policia.
Autori, një instruktor palestre, përdorte dy mbiemra, Skutera dhe Pëllumbi.
Dyshohet se ai është pjesë e një gruçi të rëndësishëm kriminal në Tiranë dhe kryen krime me pagesë.
Redon Pëllumbi është 32 vjeç, nga Berati dhe jeton në Tiranë. Ai, pas arrestimit, ka pranuar sulmin, por nuk ka dhënë detaje të qarta për të.