-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EULEX dhe KFOR “patrullojnë” në veri të Kosovës

Kryesoret

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, këtë të shtune kanë qëndruar në Mitrovicë, në të dyja pjesët e qytetit.

Ata fillimisht nisën “patrullimin” në pjesën jugore për të vazhduar më pas për shijimin e kafesë në veri të Mitrovicës.

“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë së bashku me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut. EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të përgjigjes për sigurinë në Kosovë”.

Vizita e tyre në këtë pjesë të vendit vjen në kohën kur ka tensione për shkak të çështjes me targa. Të dy këto institucione janë zotuar se do të kujdesen për mos të lejuar eskalimin e situatës, derisa kanë thënë se janë të gatshme edhe të përgjigjen në rast se ndodh një gjë e tillë.

Ditë më parë, EULEX kishte njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) e përbërë nga 23 xhandarë nga karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), u zbarkua përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) ekzistuese të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ky institucion tha se NJPSR u dislokua në Kosovë si përgjigje ndaj nevojës së Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë, “nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit