Meta vizitoi disa  stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për libra të veçantë.

Në një deklaratë për mediat pasi përfundoi vizitën ai tha se preferon librat historik dhe kulturën arbëreshe.

Ishte një kënaqësi e veçantë sot. Nuk ishte lehtë për arsye të pjesëmarrjes së gjerë të autorëve. Por njëkohësisht nuk ishte e lehtë edhe për shkash të pjesëmarrjes së njerëzve. Libri është i pazëvendësueshëm pavarësisht zhvillimit të teknologjisë

Ndërsa kur u pyet për protestën e 6 dhjetorit Meta refuzoi të përgjigjet duke thënë se sot vëmendja është të libri.

Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes  të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin