Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë ka denoncuar menaxhimin që KESH po i bën energjisë elektrike. Endrit Braimllari shkruan se edhe pse reshjet kanë pushtuar Shqipërinë dhe HEC-et janë hapur, KESH vijon që të blejë energji nga jashtë.
Ai thotë se si pasojë e keqmenaxhimit, kaskada e Drinit ka hapur portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Endrit Braimllari i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet për keqmenaxhimin e situatës.
“KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit. SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni. Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Sot u hapën HEC-et, PD: KESH e dinte se do binte shi, por bleu energji shtrenjtë
Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni” mbyllet reagimi.